London InterBank Offered Rate (LIBOR) është norma mesatare e interesit ndërbankar me të cilën bankat më të mëdha në tregun e parave në Londër janë të gatshme t’i japin kredi njëra-tjetrës.
Ajo shërben si një normë interesi referencë për kreditimin afatshkurtër në tregun ndërbankar botëror, shkruan Telegrafi.
LIBOR vjen në 7 maturime (nga njëditore deri në 12 muaj) dhe në pesë monedha të ndryshme (dollar amerikan, euro, paund britanik, jen japonez dhe franga zvicerane).
Normat zyrtare të interesit LIBOR shpallen një herë në ditë rreth orës 11:45 në mëngjes.
Kombinimi i pesë monedhave dhe shtatë maturimeve çon në gjithsej 35 norma të ndryshme LIBOR të llogaritura dhe raportuara çdo ditë pune.
Norma e kuotuar më shpesh është norma e tremujore e dollarit amerikan, të cilës i referohemi si norma LIBOR.