Deputeti i AAK-së – Qeverisë: Po e rrezikoni partneritetin me SHBA-në

Rasim Selmanaj deputet i AAK-së në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se qeveria në krye me Albin Kurtin nuk kanë plan qeverisës, raporton Gazeta Express.

“Kosova e ka qeverinë e re Kurti që erdhi me premtimet për një koalicion të shpresës, doli se nuk e ka planin qeverisës, madje as pas takimit në Prevallë. Ky koalicion thoshte se kanë strategji të qartë për dialogun, kjo nuk ekziston, qeveria me qëndrime të ndryshme të jep përshtypje se ju ka hup rruga në mes të oborrit”, thotë ai.

Selmanaj shton se kjo qeveri është duke e rrezikuar partneritetin me SHBA-në.

Reklama e sponzorizuar

“Ju e keni futur veten në një udhëkryq, për më keq Kosova po rrezikon partneritetin me SHBA-në, është një situatë e prekshme dhe deri diku shqetësuese.

Partnerët e koalicionit nuk kanë qëndrime të njëjta për taksën, as për dialogun e as për reciprocitetin e shumë përfolur të Albin Kurtit. Kur njeri e fut veten në një udhëkryq pa shteg dalje normal që do të ndodhin gabime. Mendoj që keni gabuar dhe jeni treguar i pamatur. Siç duket do të mbeteni pa argumentin më të rëndësishëm”, ka shtuar ai, teksa ka përmendur konferencën që e ka propozuar ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

“Keni rrezikuar që të mbeteni pa përkrahjen e miqve ndërkombëtar. Si Kosovë ku gjendemi sot në raport me dialogun me dhe miqtë tanë ndërkombëtar, partnerët LV – LDK nuk kanë qëndrime të njëjta. Kosova nuk ka konsensus të brendshëm, as nuk ka pasur përpjekje serioze nga Serbia, një ide e ish-kryeministrit Ramush Haradianj për konferencën dy ditore është për ta përshëndetur dhe përkrahur”, shtoi ai.