Dy vajza në QKUK po presin rezultatet për koronavirus

Dy persona, të dyja këto femra njëra e vitit 2000 tjetra 1997, janë pranuar ne Infektivë me dyshimet për koronavirus.

Analizat për te njëjtat janë marre dhe pritet të dalin sot gjatë ditës.

Reklama e sponzorizuar

Të dy këto femra janë izoluar në dhomat e veçanta në Klinikën Infektive, raporton Gazeta Express.

Deri më tani në QKUK janë bërë analiza të disa personave dhe asnjë nuk është diagnostikuar me virusin e quajtur Covid-19.

Në Shqipëri ndërkaq të dielën mbrëma janë konfirmuar dy raste të prekura me koronavirus. Njëri prej të prekurve kishte ardhur nga Italia, ndërsa është infektuar edhe babai i tij.  

Italia është shteti evropian që ka më së shumti banorë të infektuar me koronavirus. Deri të dielën janë regjistrua 7 mijë dhe kanë vdekur 366 vende.