Grenell e quan Mustafën lider guximtar pse kërkoi të hiqet tarifa të hënën

I deleguari Special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka përkrahur Isa Mustafën në qëndrimin e tij se të hënën duhet të hiqet plotësisht tarifa ndaj produkteve serbe. Ka thënë se Isa Mustafa është lideri i guximshëm ndërsa heqjen e tarifës e ka quajtur një fillim të mrekullueshëm.

“Një fill shumë i mirë. Isa Mustafa është lider guximtar. Heqja e tarifës nesër do të ishte një fillim i mrekullueshëm shumë më shumë përparim – dhe do të lëvizte shpejt. Por, zhvillimi ekonomik nuk mund të cohet përpara derisa të largohen tarifat”, ka shkruar Grenell në twitter.

Ndryshe, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, po kërkon që deputetët e Kuvendit të Kosovës të votojnë pro heqjes së taksës ndaj mallrave Serbe. Mustafa ka shkruar në Facebook se SHBA është aleati më u fuqishëm i Kosovës, prandaj duhet të respektohet kërkesa që taksa të hiqet. Ai ka theksuar se partia e tij e mbështet plotësisht heqjen e menjëhershme të tarifës

Reklama e sponzorizuar

Mustafa ka shkruar se që nga fillimi i vendosjes së taksës, ka theksuar se tarifa së pari 10 për qind e pastaj 100 për qind, e caktuar nga Qeveria Haradinaj, nuk kishte arsyetim ekonomik por ishte vënë për t’u mbrojtur nga dështimet, sidomos në politikën e jashtme.