Thaçi kërkon gatishmëri nga institucionet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen e 82 vjeçarit nga Dumnica e Podujevës, i cili ndërroi jetë sot pasi infektuar me koronavirus.

Kreu i shtetit ka falënderuar institucionet shëndetësore për punën dhe përkushtimin që po tregojnë në këto rrethana.

Ndërsa, ka kërkuar nga institucionet që të jenë të gatshme për të shpallur gjendjen e jashtëakonshme.

Reklama e sponzorizuar

Postimi i plotë i Thaçit:

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen nga Dumnica e Podujevës, anëtari i së cilës është viktima e parë e virusit COVID-19 në Kosovë. Institucionet shëndetësore i falënderoj për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto rrethana të rënda. Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi. Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!