Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media ka thënë se Qeveria është vonuar me masat ndaj koronaviusit.
Ai ka thënë se PDK-ja e kupton situatën e krijuar nga koronavirusi dhe bashkëndjen për të, derisa ka ofruar për
“Këta kanë deklaruar se kanë ndarë 10 milionë euro për të luftuar koronavirusin, ne themi që janë pak. Vlerësojmë çdo masë që e kanë ndërmarrë, por mendojmë se janë vonuar dhe është dashur ta bëjnë shumë më herët, pasi ajo është shfaqur para një kohe në Kinë. U dashtë me qenë tpër të padijshëm me besuar se nuk do të vjen në Kosovë”, është shprehur Hamza.
Hamza ka propozuar rritje të pagave për mjekët që po merren me luftimin e koronavirusit.
“Dhe tash koronavirusi nuk mund të luftohet vetëm me masa administrative. Tani situata duhet të menaxhohet, pasi ka nevojë për më shumë shtretër, më shumë hapësirë, më shumë pajisje, e mbi të gjitha ne propozojmë që mjekëve që janë në linjën e parë t’i ngriten pagesat dhe të stimulohen”, ka thënë Hamza.