Haxhiu thotë se buxheti s’mund të shfrytëzohet as për COVID-19 pa u miratuar në Kuvend

Albulena Haxhiu-Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë ka bërë thirrje të votohet buxheti në Kuvendin e Kosovës, pasi sipas saj, numri i të infektuarve me COVID-19 mund të rritet e buxheti nuk mund të shfrytëzohet pa u miratuar.

“Opozitës po i duket pak që vendi po përballet me situata e rrethana të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID – 19. Numri i të infektuarve mund të rritet ndërsa nuk mund të shpenzohet buxheti i ndarë pa miratim buxheti. Me refuzimin për votim të buxhetit ata po duan ta fusin vendin në krizë të thellë!”, shkruan Haxhiu në Facebook.

Haxhiu, tutje ka thënë se “Kjo qasje është e papranueshme! Fatkeqësisht ende kanë frustrimin e humbjes së pushtetit, nuk iu ka mbetur asnjë grimcë përgjegjësie e humaniteti”.

Reklama e sponzorizuar