KEK i përgjigjet kërkesave të punëtorëve, stimulon me nga 300 euro dy pagat e ardhshme

Sindikata e Korporatës Energjetike e Kosovës ka njoftuar se janë plotësuar kërkesat e tyre per stimulim në ketë kohë nga menaxhmenti i KEK-ut.

Njoftimi i plotë:

Të ndëruar anëtarë SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut ju njoftoj se kërkesa jonë për stimulim nga 300€ me ketë pagë si dhe pagën e ardhshme është realizuar për të gjithë punëtorët të cilët kanë qenë në punë në kohën e shpalljes së gjëndjes emërgjente, me përjashtim të punëtorëve administrativë dhe stafit menaxhues.
Me këtë shfrytëzoj rastin të falënderoj Menaxhmentin për mirëkuptim të kësaj kërkese dhe të gjithë punëtorët e KEK-ut që po japin kontribut të jashtëzakonshëm në ketë kohë pandemie.
Me respekt kryesia ekzekutive e SRKEK-ut.

Reklama e sponzorizuar