Çfarë duhet të ketë planifikuar një kompani për t’u përgatitur për raste emergjente?
Kur paraqitet një situatë emergjente, është e rëndësishme që çdo kompani të fillojë implementimin e një plani, për t’iu përshtatur gjendjes së krijuar.
Për shkak që situatat emergjente janë pothuajse gjithmonë të papritura, kompanitë duhet të kenë të përgaditur një plan emergjent të përshtatur me nevojat e tyre dhe të përcillet gjatë gjithë kohës.
Duke e marrë parasysh që shumë kompani të mëdha ose edhe të vogla mund të mos kenë një plan emergjent të caktuar, më poshtë janë disa hapa që do t’ju ndihmojnë kompanive të menaxhojnë situatën aktuale, por edhe për të ardhmen se si të përgatiten për çdo rast eventual të ngjashëm me atë që jemi duke u përballur.
Duke iu referuar rastit aktual, përhapjes në shkallë globale të virusit COVID-19, PECB, një trup çertifikues i akredituar për çertifikime me ISO standarde, ka qenë ndër kompanitë e para që ka ndërrmarë masat e nevojshme parandulese ndaj virusit.
Edhe pse nuk kishte asnjë rast të infektimit në vendet e rajonit, madje virusi kishte përhapje shumë të ulët edhe në vendet e Evropës, PECB kishte mbledhur ekipin emergjent brenda kompanisë për të diskutuar pikat kyçe të planit dhe se çfarë duhet të ndërmirret në rast se virusi përhapet në shkallë më të madhe.
E gjithë kjo, në mënyrë që të krijojë një ambient sa më të sigurtë për puntorët e saj, për të minimizuar mundësinë e infektimit në punë, si dhe të rrisë vetëdijësimin e punëtorëve për mbrojtjen e tyre nga COVID-19.
Plani emergjent i PECB-së është zhvilluar në përputhje me praktikat më të mira të vendosura nga ISO (siç është ISO 22301— Business Continuity Management Systems), si edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (World Health Organization) për mbrojtje nga virusi COVID-19.
Disa nga pikat kryesore të planit emergjent përfshijnë:
1. Angazhimi i ekipit emergjent;
2. Organizaimi i mbledhjeve të rregullta dhe atyre të jashtëzakonshme me stafin emergjent;
3. Koordinimi me autoritetet lokale, duke sigururar kështu marrjen e informacioneve sa më të sakta rreth zhvillimit të Coronavirusit;
4. Komunikimi me e-mail rreth aktiviteteve të ndërrmara, dhe organizimi i trajnimeve vetëdijësuese për të gjithë punëtorët duke përfshirë këtu edhe stafin që punon nga distanca;
5. Pastrimi i shpeshtë i duarve me sapun dhe ujë, ose tretje me bazë alkooli. Gjithashtu, punëtorët rekomandohet të bëjnë pastrimin e duarve përpara hyrjes në objekt, duke përdorur dezinfektues, i cili është vendosur në hyrjet e objektit. Kjo duhet të vlejë edhe për çdo vizitor tjetër;
6. Në rast të simptomave të ftohjes dhe gripit, PECB udhëzonte punëtorët të punonin nga shtëpia duke i siguruar çdo punëtori të gjitha pajisjet e nevojshme dhe transportin e pajisjeve deri në lokacionin e preferuar;
7. Me qëllim të zvogëlimit të ekspozimit ndaj COVID-19, dhe parandalimit të përhapjes së tij, është bërë edhe ndarja e punëtorëve në tri grupe.
Varësisht nga përhapja e virusit, numri i punëtorëve që dërgohen të punojnë nga shtëpia është sipas kritereve të mëposhtme:
1. Grupi i parë (1/3 e punëtorëve) – me rastin e paraqitjes se një rasti të infektimit në vendet në rajon;
2. Grupi i dytë (1/3 e punëtorëve) – me rastin e paraqitjes së një rasti të infektimit brenda territorit të Kosovës; dhe
3. Grupi i tretë (1/3 e mbetur e punëtorëve) – me rastin e përhapjes në mbi 10 persona të infektuar me këtë virus brenda territorit të Kosovës.
Në të gjithat rastet e përmendura, kompania mbulon të gjitha shpenzimet e transportit dhe furnizimin me pajisje teknike, pajisje të tjera të punës, ashtu që të mundësojë për punëtorët akomodim sa më të përshtatshëm.
Pra, objektivi kryesor i një plani emergjent në raste të tilla, është mirëqenia e punëtorëve, qoftë brenda kompanisë apo edhe atyre në distancë, kështu duke siguruar mosndërprerje të aktiviteteve biznesore normale të punës. /Buletini Ekonomik/