Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar me anë të një njoftimi dy rastet e para të koronavirusit COVID-19 në Shqipëri.

Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione, njofton tch.

Strukturat e urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.

Reklama e sponzorizuar

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127.

Janë publikuar detaje të reja sa u përket dy personave të cilët janë prekur nga koronavirusi në Shqipëri, tash i njohur si COVID-19.

Ata janë babë dhe bir 54 dhe 28 vjeç dhe kanë hyrë në Shqipëri me makinë nga Hani i Hotit.

“Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale”,thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shqipërisë, përcjell tch.