Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka shpërndarë kudo zyrtarët mjekësor, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, nga IKSHPK, ku thotë se ekipet e profesionistëve shëndetësorë janë shpërndarë anekënd vendit në parandalimin e koronavirusit.
“Ekipet e profesionistëve shëndetësorë anekënd vendit në parandalimin e coronavirus! Ata janë kudo: në laboratorë, në klinika, në spitale, në QKMF, në Aeroport, në kufijtë e Kosovës! Së bashku ia dalim! Nuk ka pushim! Nuk ka orar! Nuk ka lodhje! Profesionalizëm, etikë, humanizëm”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë: