Kosnetti i gëzuar që do të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur i kënaqur me faktin se Kuvendi nesër do të mbajë seancë ku në rend dite do të jetë mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Në një postim të tij në Twitter, diplomati amerikan tha se është me rëndësi që Kuvendi të respektojë Kushtetutën.

Reklama e sponzorizuar

“I gëzuar që Kuvendi do të mbajë seancë për mocionin e mosbesimit nesër. Siç i thash sot edhe Kryeministrit, është me rëndësi që Kuvendi dhe të gjithaë institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, tha Kosnetti.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi sot që nesër, me fillim nga ora 11:00, të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të ngritur nga LDK-ja ndaj qeverisë në të cilën është në koalicion.