Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, që është mbajtur të mërkurën, është shqyrtuar kërkesa e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për adresimin e tij Kuvendit të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për medie të lëshuar pas mbledhjes së kryesisë, e cila u zhvillua pa praninë e mediave.
“Kryesia u dakordua që ky adresim të realizohet gjatë muajit mars, ndërsa data përcaktohet në koordinim me Zyrën e Presidentit”, thuhet në njoftim.