Qeveria e Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:30. Njoftimi është bërë publik përmes një komunikate për media të lëshuar nga Zyra e kryeministrit.
“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në ndertën e Qeverisë në orën 15:30”, thuhet në njoftim.
Express ndërkohë ka siguruar rendin e ditës të kësaj mbledhje të qeverisë së Republikës së Kosovës, që ka të bëjë me shqyrtimin e propozimit për krijimin e një Komisioni të Posaçëm për parandalimin e infektimit me koronavirus.
Kjo mbledhje e sotme e Qeverisë vjen pas takimit të djeshëm ku u morën masa me qëllim të parandalimit të koronavirusit.