Kurti prapë e refuzon Thaçin për takim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti prapë e ka refuzuar presidentin Hashim Thaçi për ta takuar.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçim në një konferencë për media, ka treguar për takimet që ka pasur me kryetarët e partive politike, përjashtuar kryeministrin Albin Kurti.

Ata i ka falënderuar, për siç tha ai, gatishmërinë për unitet.

Reklama e sponzorizuar

“Fatkeqësisht kryeministri Kurti, kryetar i VV, kishte konfirmuar ftesën, më njoftoi për anulimin. Unë edhe dje e kam ftuar të takohemi e të bisedojmë për zhvillimet e reja, edhe sot kishte refuzim për të ardhur në takim, në tri mundësitë e mia që të takohemi në 10, 11, 12. Mendoj se do të ishte në interes të Kosovës të përafrojmë hapat”, tha ai, raporton KOHA.