Lajm i keq për “Maraklitë e kafeve”, nga sot ndalohet edhe shërbimi “Take away”

Ministria e Punëve të Brendshme pas situatës së krijuar së fundmi me Covid-19, dhe me frekuentimet e shumta të qytetarëve pas përmirësimit të motit të parqeve të ndryshme, ka marrë vendim për mbylljen e tyre që nga dita e nesërme.

Gjithashtu me parqe, do të mbyllen edhe të gjitha shërbimet e kafeve ‘take-away’.

Policia e Kosovës do të jetë në të gjitha pikat ku janë parqet dhe nuk do t’i lejojë qytetarët t’i frekuentojnë parqet nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 e mbrëmjes.

Reklama e sponzorizuar

MPB kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të respektojnë këtë vendim që po bëhet me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre.