Kreu i NISMA’s, Fatmir Limaj, ka folur pas takimit që ka pasur me kreun e LDK’së, Isa Mustafën. Ai ka treguar se partia e tij do të mbështes nismën e LDK’së për rrëzimin e qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.
“NISMA mbështet mocionin. Do të marrë pjesë në seancë dhe do të votojë për rrëzimin e qeverisë”, ka thënë Limaj.
Ai tutje ka shtuar se një fund i tillë i qeverisë Kurti ka qenë i pritshëm.
I pyetur rreth futjes së NISMA’s në një qeverie teknike, Limaj ka refuzuar të flas për një gjë të tillë.
Mocionin ndëkrohë e ka mbështetur edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt, parti e cila ka pranuar të bëhet pjesë e një qeverie teknike.