Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, u ka thënë deputetëve opozitarë se pse nuk po shqetësohen kur Presidenti Hashim Thaçi, sipas tij, po e rrezikon vendin nga ndarja. Selimi ka propozuar një rezolutë për dialogun.
Opozita ka thirrur seancë për të diskutuar për rrezikimin e raporteve me Amerikën, që sipas tyre, po e bën Qeveria duke mos e hequr tarifën ndaj produkteve serbe.
“Është ideologu i copëzimit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, ai që i ka vënë në tezgën e pazarit me Vuciqin. Para se të krijoni teatër, duhet të shqetësoheshin sa jeni shqetësuar për këto raporte, edhe për rrezikun që po i kanoset Kosova nga ndarja”, ka thënë Gashi, transmeton Gazeta Express.
Tutje, Selimi i ka kërkuar deputetëve ta votojnë një rezolutë që e ka propozuar në emër të LVV’së dhe LDK’së. Kjo rezolutë ka tri pika:
- Republika e Kosovës është e përkushtuar në bisedime me Serbinë
2 . Kuvendi, Kushtetuta dhe integriteti territorial janë të pacenueshme.
3. Me përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimit të Gjykatës Ksuhtetuese, dialogun me Serbinë e udhëheq Qeveria e Kosovës si dhe zhbillon negociata për marrëveshje përfundimtare.