Ministria e Financave bënë thirrje që të evitohet përdorimi i parave të gatshme

Në vijim të masave për kujdes të shtuar, sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore kompetente, pas takimit të sotëm të Grupit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve, Ministria e Financave dhe Transfereve së bashku me Thesarin si anëtarë të këtij grupi, kanë rekomanduar qytetarët për disa masa shtesë.

Ministria e Financave ka dhënë sot këto rekomandime:

Shmangni vizitat në degët bankare dhe zyra të shërbimeve të pagesave (posta, etj.)

Reklama e sponzorizuar

Reduktoni apo eliminoni krejtësisht përdorimin e parasë se gatshme (kesh fizik)

Përdorni sa më shumë kartelat bankare për blerje si dhe pajisjet elektronike për tërheqje

Reduktoni lëvizjet dhe ruani distancën para secilit përdorim të shërbimeve bankare

Gjithashtu, nga bankat dhe institucionet e autorizuara për pagesa kërkohet që të vazhdojnë të dezinfektojnë sa më shpesh pajisjet dhe paratë e gatshme që janë në qarkullim, që të jenë sa me të sigurta për përdorim nga qytetarët