Murati: AKP-ja shiti prona në Prishtinë me çmim “qesharak”

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka akuzuar menaxhmentin e AKP-së për keqpërdorime të mëdha me prona në Prishtinë.

Murati ka thënë se AKP-ja ka shitur pronë në Lagjen “Pejton” të Prishtinës, përballë Bankës NLB, me një çmim prej 30 mijë euro ari me negociim direkt, ndonëse çmimi minimal real është së paku 100 mijë euro ari.

“Me çmim të tillë nuk ka as prona në Deçan”, ka thënë Murati. /Front Online/

Reklama e sponzorizuar