Në QKUK vjen një person nga Shqipëria- I nënshtrohet kontrollit për koronavirus

Një person nga Shqipëria sapo ka arritur në Kosovë, është dërguar direkt në Kliniken Infektive në QKUK, për t’iu nënshtruar kontrolleve se a është i prekur më Koronavirus, shkruan Gazeta Insajderi.

Ekipi i Gazeta Insajderi, është duke qëndruat tek Klinika Infektive për të parë nga afër gjendjen atje, teksa ky person është sjellë me ndihmë të shpejt në Klinikë. Pas disa minutash qëndrim brenda ambulancës, ky person është tërhequr nga aty me ndihmën e një doktori i pajisur me masa mbrojtëse.

Ndonëse pyetjet ishin të shumta, një doktor ka treguar për të pranishmit aty që është nga Shqipëria dhe vetëm po i nënshtrohet kontrollit.

Reklama e sponzorizuar

Ne e kemi për detyrë ta kontrollojmë”, citohet të ketë thënë ai.