Njohësi i çështjeve të sigurisë: Nëse tërhiqen trupat amerikane, lufta Kosovë-Serbi e pashmangshme

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami në një prononcim për “Gazeta Blic” ka komentuar deklaratat e senatorëve amerikanë në lidhje me tërheqjen e trupave nga Kosova.

Islami thotë se nuk mund të ketë lëvizje të trupave amerikane pasi ky është vetëm një presion për heqjen e taksës.

“Presionet të cilat vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga njerëz të afërm të Trampit, nga senatorë, djali i tij por edhe i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell në drejtim të Kosovës mendoj që është më tepër presion ndaj Qeverisë aktuale për të hequr taksën. Mendoj ata që thanë se do të tërheqin trupat amerikane unë besoj se më tepër është presion psikologjik sesa diçka serioze që ka të bëjë me tërheqjen e trupave amerikane.

Reklama e sponzorizuar

Ai tutje shpjegon se nëse diçka e tillë ndodh, pra nëse tërhiqen trupat amerikane Kosova dhe Serbia do të hynin në luftë të armatosur dhe kjo nuk i duhet SHBA-ve pasi dëmtohen interesat e tyre në Ballkan.

“Po u tërhoqën trupat amerikane nga Kosova lufta mes Kosovës dhe Serbisë është e pashmangshme . Nëse fillon lufta e armatosur mes Kosovës dhe Serbisë, pashmangshëm do të përfshihet Ballkani edhe Fuqitë e Mëdha. Por unë besoj që SHBA-të nuk do të lejojnë që të preken interesat e veta, për shkak se nëse hyn në luftë të armatosur Kosova dhe Serbia do të implikohet edhe Shqipëria si dhe trupat ruse. Në momentin që implikohen trupat ruse ndikimi rus në Ballkan e rrit influencën e saj dhe në Evropë dhe preken drejtpërdrejtë edhe interesat amerikane. Unë thjesht besoj që ky është presion psikologjik për tërheqjen e taksës dhe rifillimin e dilaogut” thotë Islami .

Dy senorët amerikanë Rand Paul dhe David Perdue kanë bërë thirrje për tërheqjen e etrupave amerikane nga Kosova.

Përveç dy senatorëve, thirrje për tërheqjen e trupave amerikane ka bërë dje edhe djali i presidentit amerikan Donald Trump.