Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka paralajmëruar edhe masën e orës policore, pas raportimeve se qytetarët serbë nuk po i përfillin masat e marra të dielën për ndalim të panevojshëm të qarkullimit për shkak të epidemisë Covid-19, njofton b92.net.
Ajo ka thënë se situata është e rëndë dhe si e tillë duhet të trajtohet edhe nga qytetarët.
Të hënën në Serbi janë paraqitur edhe pesë raste të tjera më koronavirus, duke e rritur kështu numrin në 55.
“Po më duket se njerëzit nuk po e marrin seriozisht situatën. Nuk e kanë dëgjuar as presidentin, as mua e as ekspertët mjekësorë. Të gjithë ju që jeni mbi 65 vjeç, merreni situatën seriozisht. Kjo që po shoh sot nëpër rrugë është dëshpëruese. Mos na shtyni të vëmë masën e orës policore. Nëse vazhdon kështu, do të duhemi të marrim masa shtesë”, ka thënë Bërnabiq.
Të dielën, Serbia vendosi masën e gjendjes së jashtëzakonshme. Presidenti Vuçiq urdhëroi edhe nxjerrjen e ushtrisë nëpër rrugët e vendit për të mbajtur situatën në kontroll.