Pas tri rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rekomanduar pezullimi i zgjedhjeve në Komunën e Podujevës. Kjo është bërë nëpërmjet një njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse rekomandon pezullimin e përkohshëm të zgjedhjeve në Podujevë”, thuhet në njoftimin që i ka shkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërkohë, vendimin përfundimtar pritet të marrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërsa dekretin duhet ta nënshkruajë Presidenti.
Zgjedhjet në Podujevë u planifikuan të mbahen të dielën pasi Kryetari i deritashëm u bë Ministër i Punëve të Brendshme.