Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia momentalisht ka në dispozicion 1.008 respiratorë dhe se për 25 ditë do të blejnë edhe 500 tjera. Ka paralajmërua se do t’i rrisë rrogat e punëtorëve shëndetësorë për 10 për qind prej 1 prilli.

Sipas informatave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuara sot në mëngjes, në Serbi deri më tash janë konfirmuar 31 persona me koronavirus.

Nga 29 persona të testuar 7 kanë rezultuar pozitivë, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

Reklama e sponzorizuar

Koronavirusi në shifra, për gjithë botën:

  • 134.918 të infektuar me koronavirus
  •   4.990 humbën jetën si pasojë e koronavirusit
  • 70.395 të shëruar nga koronavirusit

Epidemia e kornavirusit njëkohësisht ka sjellë deri te një sërë masash më të ashpra me të cilat qeveritë evropiane po përpiqen ta mposhtin pandeminë e cila po e kërcënon Evropën. Disa vende kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, dhe gjithnjë e më shumë qeveri po vendosin t’i mbyllin shkollat, çerdhet e fëmijëve, universitetet dhe objektet hoteliere.

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov ka kërkuar vendosjen e masave të jashtëzakonshme pasi për një ditë numri i të sëmurëve në këtë vend ka kërcyer nga 7 në 23. Borisov ka kërkuar mbyllje të shkollave, çerdheve dhe universiteteve.

Kryeministrja e Belgjikës Sophie Wilmes ka mbyllur të gjitha shkollat, restorantet dhe diskotekat deri më 3 prill, ndërsa në Portugali të gjitha shkollat do të mbyllen prej të hënës. Në Portugali momentalisht janë 78 të sëmurë.

Është publikuar se edhe trajneri i Arsenalit Mikel Arteta është i sëmurë prej koronavirusit.

Në SHBA mbyllet Diznilendi në Kaliforni, 30 kilometra larg Los Anxhelosit, i cili vitin e kaluar ka tërhequr 30 milionë turistë dhe të cilin amerikanët e quajnë “vendi më i lumtur në botë”