Sot ka ndërruar jetë, babi i të infektuarit me koronavirus nga fshati Dumnicë, të Podujevës.
I njëjti ka pasur edhe sëmundje tjera por njëkohësishtë ka qenë i prekur me koronavirus, dhe i shtruar në Klinikën Infektive në QKUK.
Lajmi është konfirmuar nga famijarët e tij. Djali i tij përmes një postimit në Facebook, ka shkruar se babi i tij sot ka ndërruar jetë.
Nga e njëjta familje kanë qenë të prekur babai, djali dhe vajza.