Nënkryetari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se Albin Kurti nga një “luftëtar” kundër degradimit në “Republikë Qeveritare” në Kryeministër të Republikës Qeveritare!
Sherifi ka shkruar në Facebook se gjatë kohës që Albin Kurti ishte në opozitë, njëra nga akuzat kryesore kundër veprimeve të qeverive të mëparshme lidhej me veprimet e tyre që ai i cilësonte si të ishin veprime të një Republike Qeveritare që nuk përfill faktin se Kosova është Republikë Parlamentare!
“Përmes veprimeve të ditëve të fundit, kryeministri duke instaluar diktatin e Republikës Qeveritare! Në këtë mënyrë ai shkeli mbi çdo vlerë për të cilën deklaronte se do të angazhohej kur të vinte në pushtet! Nuk i ka mbetur asgjë tjetër përveç se ta shpallë “diktatin” si vlerë më të lartë të mënyrës sesi ai e koncepton demokracinë”, ka shkruar ai.