SHSKUK-ja furnizohet me barnat e para që përdoren kundër koronavirusit

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) është furnizuar me dy barna, të cilat sipas presidentit amerikan Donald Trump, në SHBA kanë dhënë rezultate të mira te trajtimi i pacienteve me COVID 19.

Bëhet fjalë për blerjen e 240 dozave chloroquine dhe për 200 tjera të barit Azithromycin të cilat mësohet se i kanë marrë donacion.

Kjo është konfirmuar për Kohën nga Zyra e drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu. Madje mësohet se ditëve në vijim pritet të blihen edhe sasi tjera të këtyre barnave.

Reklama e sponzorizuar

Barnat në fjalë janë liferuar sot në QKUK.

Këto dy barna nuk janë të reja, por disa shtete kanë thënë se kombinimi i tyre ka dhënë rezultate pozitive te pacientët.