Tri tërmete të njëpasnjëshme janë regjistruar të enjten në zonën e Tiranës dhe të Durrësit.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterrane, tërmeti i parë ka qenë me intensitet prej 2.8 ballësh të Rihterit, me epiqendër 25 kilometra në perëndim të Durrësit.
I dyti ndërkaq ka pasur intensitet prej 3.3 ballësh të Rihterit, pasuar prej një tërmeti tjetër më të fuqishëm, me intensitet prej 4.3 ballësh.