Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur fyerje shumë të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi Kurtin e quan “gënjeshtar”, “frikacak”, “djallëzor”, “përçarës”, “përqeshës”, të “pa guximshëm” e të “padinjitet”.
Presidenti thotë më tej se kryeministri i Kosovës “po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike” dhe shton se deklarimet e tij për “marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi” janë “fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në”.
Madje, Thaçi thotë se Kurti, qëndrimin “KUNDËR” SHBA-së, “e ka mbjellë në kohën e Konferencës së Rambujesë”. Thotë se ai ishte “kundër administratës Clinton”, “edhe në Vjenë, kundër administratës Bush”, “edhe me demarkacionin me Malin e Zi kundër administratës Obama-Biden”.
“Edhe tash kur ofrohet një mundësi nga administrata e Presidentit Trump për njohje reciproke, Kurti përsëri kundër. E vetmja konstante e Kurtit është të qenit në anën e kundërt të Amerikës. Në anën e kundërt të historisë”, deklaroi Thaçi.
Më poshtë lexojeni të plotë postimin e presidentit Thaçi:
PËRPËLITJET E KURTIT
I frustruar, vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet.
Frikacak dhe djallëzor, po përçan politikën dhe institucionet e Kosovës.
Përqesh dhe saboton shtetin.
Nuk ka guxim as ta heq taksën, as të vërë reciprocitetin.
I padinjitet.
Po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike.
Me paranojë flet për marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi.
Qesharake për Kosovën.
Fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në.
Rikujtoj:
Këtë qëndrim KUNDËR, Kurti e ka mbjellë në kohën e Konferencës së Rambujesë.
Ishte kundër administratës Klinton.
Edhe në Vjenë, kundër administratës Bush.
Edhe me demarkacionin me Malin e Zi kundër administratës Obama-Biden.
Edhe tash kur ofrohet një mundësi nga administrata e Presidentit Trump për njohje reciproke, Kurti përsëri kundër.
E vetmja konstante e Kurtit është të qenit në anën e kundërt të Amerikës.
Në anën e kundërt të historisë.
Populli i Kosovës ka besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aleanca me SHBA-në është e shenjtë.
Ne të gjithë e kemi për detyrë ta mbrojmë. HTH