Thaçi thërret konferencë në kohën kur kishte kërkuar seancë në Kuvend


Zyra e Presidentit të Kosovës ka njoftuar se presidenti Hashim Thaçi, sot do të mbajë konferencë për media në orën 16:00.

Në fakt, ai sot herët kishte kërkuar që t’i mundësohet për orën 16:00 një seancë në Kuvend, ku do të njoftonte deputetët për vizitën e tij të fundit në SHBA. Por në lidhje më këtë kërkesë, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është e vonuar që të thirret për sot, raporton Koha.net.

Sipas përgjigjes që i ka kthyer Osmani Thaçit, kërkesa e tij do të trajtohet nga Kryesia e Kuvendit pas 9 marsit.

Reklama e sponzorizuar