Turqia ka fituar 1,44 miliardë dollar duke eksportuar 220,724 ton lajthi nga shtatori i vitit të kaluar deri në shkurt të këtij viti.
Eksportet e lajthisë së vendit u rritën me 32.1 për qind në bazë të sasisë dhe me 51.6 për qind në bazë të vlerës gjatë gjashtë muajve të parë të sezonit, i cili fillon në shtator dhe përfundon në gusht.
Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat ishin 950.7 milion dollarë, njoftoi Unioni i eksportuesve të lajthive dhe produkteve të Detit të Zi.
Bashkimi Europian mbetet destinacioni kryesor për eksportet e lajthisë së Turqisë, me afro 78 për qind të eksporteve të përgjithshme. Turqia është eksportuesi më i madh i lajthisë në botë./Anadolu Agency