Vitia: Në QKUK po testohen 15 mostra të reja të dyshuara me koronavirus

Mostrat e 15 rasteve të tjera të dyshuara për Covid-19 janë përcjellë nga Klinika Infektive për testim laboratorik në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në mbledhjen e Komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit.

“Pacientët, pasi u kontrolluan në Klinikën Infektive, dhe u morën mostrat për testim laboratorik për virusin sars-cov2, po presim që në orët e para të pasdites të dalin rezultatet,” ka thënë Vitia, raporton KOHA.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, nga 1 shkurti, në aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare, sipas ministrit Vitia, janë testuar 5.510 udhëtarë. Derisa në IKSHP, deri tani janë analizuar 93 mostra, e që të gjitha kanë rezultuar negative.