Zgjedhjet nuk i anulon as Qeveria, thonë se s’ka rrezik në Podujevë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar edhe rastin e tretë me koronavirus në Kosovës. Gjatë konferencës, është folur edhe për zgjedhjet në Podujevë, raporton Express.

Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka thënë se zgjedhjet do të mbahen meqenëse nuk ka rrezik në këtë komunë.

Reklama e sponzorizuar

“Kanë mundur të ndërpriten në çdo moment qpo që se kishin ekzistuar ndonjë ndikator. Janë  ndërmarr të gjitha masat. KQZ’së i janë dërguar udhëzuaesit si të mbrohen”, ka thënë Ramadani.

Ndryshe, Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në mbledhjen e mbajtur sot ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë rekomandim tjetër nga Institucionet e Shëndetësisë dhe si rezultat zgjedhjet do të mbahen nesër në Podujevë.

Ndërkohë është njoftuar se tashmë edhe fletëvotimet janë gati. Nga KQZ bëjnë thirrje për respektimin e rregullave dhe udhëzimeve të dhëna gjatë procesit të votimit të dielën.

Daka ka thënë se për çdo ndryshim tjetër do të jepen njoftime me kohë.