Që të arrini suksesin në karrierë apo të kërkoni një punë të re, ju duhet të kini besim të madh te vetja.
Ju keni disa mundësi si për shembull të lexoni libra për vetëmotivimin, të hiqni dorë sepse është një rrugëtim i vështirë apo thjesht të ndiqni këto hapa të thjeshtë më poshtë:
1.Fikni televizorin
2.Lini mënjanë telefonin
3.Vendosni qëllime, shkruajini ato dhe punoni për t’i arritur çdo ditë
4.Jini të përgatitur fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht për t’u përballur me momente të vështira.
5.Është e natyrshme që të keni frikë; por vazhdoni të ecni përpara
6.Mos u ndalni kurrë, mos hiqni dorë kurrë, mos u dorëzoni.
7.Rrethohuni nga njerëz inteligjentë, pozitivë, optimistë dhe entuziastë.
8.Jini gjithnjë vigjilentë dhe mbani veshët e sytë hapur për të zbuluar mundësitë e mëdha në të ardhmen.
9.Shikojini gjërat në perspektivë. Mos u shqetësoni për gjërat e vogla. Vlerësoni gjithë gjërat e mira në jetën
tuaj.
10.Përqendrohuni tek një apo dy gjëra në të cilat jeni të zotë dhe delegojani pjesën tjetër të tjerëve.
11.Mos u shpërqendroni në përpjekjen për të bërë gjithçka dhe në fund, nuk përfundoni asgjë.
12.Gjërat ndryshojnë dhe ju duhet të jeni fleksibël dhe t’u përshtateni rrethanave në vend që të ankoheni për fatin
tuaj.
13.Niseni ditën me punën më të vështirë në mënyrë që ta hiqni qafe dhe të mos uzurpojë gjithë mendimet tuaja.
14.Që të arrini suksesin ju nuk mund të pushoni gjatë gjithë fundjavës, përkundrazi duhet t’i kushtoni disa orë
objektivit tuaj.
15.Të dielat në mbrëmje duhet të bëni një axhendë të punëve gjatë javës dhe jo të shihni ndonjë film në Netflix apo ndeshje.
16.Kërkoni këshilla nga njerëz të të gjitha niveleve.
17.Dëgjojini me të vërtetë njerëzit kur flasin.
18.Qëndroni pozitiv dhe optimist, pavarësisht se çfarë ndodh.
19.Largoni mendimet negative dhe zëvendësojini ato me mantra pozitive. Kjo është diçka që duhet dhe mund ta bëni gjatë gjithë ditës.
20.Jini të përqendruaar dhe të pathyeshëm në arritjen e objektivave tuaj,
Po, gjithçka duket e thjeshtë. Nëse ju u përmbaheni këtyre parimeve e të tjera të ngjashme me to, ju mund të arrini gjithçka dëshironi, të bëheni suksesshëm dhe të pandalshëm.
*Jack Kelly
Burimi: Forbes