30 persona rrezikohen të dënohen deri në 2000 euro pasi nuk u mbyllën në shtëpi

30 persona dje janë ndaluar nga Policia e Kosovës në tërë territorin e Kosovës pasi nuk vepruan sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë, shkruan IndeksOnline.

E që nga dje, kushdo që nuk respekton vendimin e ri të Qeverisë personat fizik mund të dënohen me 1000 deri në 2000 euro.

Reklama e sponzorizuar

Dje 30 persona nuk dolën në kohën që iu është përcaktuar në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit,.

E më së shumti ky vendim është shkelur nga vatra e përhapjes së koronavirusit në Malishevë, ku janë arrestuar 14 persona.

Ndërsa në rajonin e Prishtinës janë ndaluar 7 persona.