37 profesionistë shëndetësorë në Kosovë të prekur me koronavirus

Në Kosovë deri mbrëmë, janë shënuar 604 raste me COVID-19, ndërkohë rreth 6 për qind janë staf profesional mjekësor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se duke u bazuar në raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më tash janë 16 mjekë në nivel vendi të infektuar, 19 infermiere, një farmacist dhe një teknik farmacie – gjithsej 37.

“Fatmirësisht nuk kemi asnjë vdekje”, ka thënë Hoti për KOHËN.

Reklama e sponzorizuar

Në Klinikën Infektive, pesë infermiere tashmë janë shëruar plotësisht, ka bërë të ditur të mërkurën drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Ajazaj – Berisha.