Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka bërë të ditur se në këtë vend janë shënuar edhe 445 raste të reja me koronavirus, njofton B92.
Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Serbi është rritur në 5.318 persona.
Po ashtu, është rritur edhe numri i të vdekurve si pasojë e Covid-19. Tashmë janë shënuar 103 vdekje.
Të shtrirë në spital janë 3.511 persona, kurse 120 prej tyre janë në respiratorë.