49 persona me koronavirus janë në Infektivë, përfshirë edhe infermiere

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, sipas raportit ditor, sot gjenden të hospitalizuar gjithsej 49 raste të konfirmuara me Covid-19.

Përmes një njoftimi në facebook nga SHSKUK, 40 raste janë në gjendje stabile, 7 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Reklama e sponzorizuar

“Në mjekimin intensiv të klinikës, në gjendje të rënduar janë tre pacientë, prej të cilëve dy raste janë në ventilim mekanik”, thuhet në njoftim.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, dje është konfirmuar pozitiv për Covid -19 edhe një infermiere, duke çuar në 5 numrin e të infektuarve.

“5 infermieret e infektuara me Covid -19, janë në gjendje të mire shëndetësore”, thuhet tutje në njoftimin e SHSKUK.

Sipas njoftimit, dy prej tyre janë në vetizolim dhe tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, prej të cilave, njëra ka rezultuar negativ në dy mostrat e fundit dhe lirohet në shtëpi.