Numri i rasteve të konfirmuara në Shtetet e Bashkuara ka arritur në shifra rekorde prej 700 mijë të infektuarve me koronavirus.
Sipas matjeve të fundit, 36 mijë persona kanë vdekur në SHBA-në që vazhdon të jetë shteti me më së shumti raste dhe vdekje me koronavirus, transmeton KOHA.
Qeveria amerikane ka publikuar planin prej tre fazash për rihapjen e shteteve, teksa New Yorku po vazhdon të jetë epiqendra e Covid-19.
Guvernatori i këtij shteti, Andrew Cuomo, ka deklaruar se testimi duhet të zgjerohet me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit.