Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka folur edhe për situatën politike.
Ka thënë se sa i përket postit ministror, do të vendoset vetëm pasi të formohet qeveria e re.
“Duhet të formohet një qeveri dhe tani do të shohim”, tha Abdixhiku, përcjell Koha.
Në lidhje me koalicionin e mundshëm LDK-AAK-Nisma, Abdixhiku ka thënë se pavarësisht pikëpamjeve të tjera që ka, “do ta respektoj vendimin e Këshillit të LDK-së”, pasi siç ka thënë ai, aty vendos shumica.