Aktakuza pretendon se ish-ministrat kishin njohuri kur i “falën” hidrocentralet

Komisioni për privatizimin e rrjetit të shpërndarjes së KEK-ut ka mbajtur 30 takime për 6 vjet.

Sipas aktakuzës të ngritur një javë më parë për katër ish-ministra e 15 zyrtarë të tjerë, në asnjërin takim nuk ishin përmendur katër hidrocentralet që sipas Prokurorisë Speciale i janë falur konserciumit “Çalik – Limak”, shkruan KOHA.

Në aktakuzën që ka siguruar KOHA jepen detajet për dyshime për korrupsion kundër ish-ministrave Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi e Nenad Rashiq.

Reklama e sponzorizuar

Aktakuza për korrupsion milionash është përmbledhur në 31 faqe aktakuzë.

Një nga provat kryesore është konsideruar raporti i Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), e cila jep shërbime këshillimore, që i ka përfshirë katër hidrocentralet në listën e aseteve për privatizim.