Arifaj: Bordi do të vendosë në takimet e ardhshme edhe për pagat në Postë

Posta dhe Telekomi i Kosovës

Kryetari i Bordit të Postës, Mentor Arifaj në konferencën e thirrur nga ministrja në detyrë Rozeta Hajdari, ka folur për shkarkimin e menaxhmentit të Postës.

Ai tha në bazë të të gjeturave, janë bërë edhe shkarkimet.

“Nëse në 2020 janë të planfikuar 2 milion euro humbje, atëherë nuk kuptoj pse menaxhmenti duhet të vazhdohet tutje.

Reklama e sponzorizuar

Edhe vet auditori në të gjeturat, konstaton që menaxhmenti s’janë marrë me vendime të mjafueshme në lidhje me mbrojtjen dhe çasjen në zonat e palujtshme.

Të gjitha kontestet ligjore që ekizstojnë në prona, zgjidhen ose procesohen, e që pronar ka vazhdu me qenë vet Posta”, tha ai.

Arifaj foli edhe për punësimet familare, të cilat tha janë jo ligjore.

” Punësimet familjare të gjitha ku e ndalon ligji s’do të ketë. S’do të lejohet një gjë e tillë. Ndërsa sa i përket pagave ende s’është marr vendim. Por që do të shqyrtohen në bazë të pozitave, pastaj do të vendoset.

Në vendet e tjera në rajon, paga mesatare në kompanitë postare është më e vogël sesa mesatarja në atë vend, ndërsa në Kosovë paga mesatare në Ndërmarrjen Publike Posta e Kosovës është mbi 2 fish kësaj mesatareje.

Bordi në takimet e ardhshmë do të vendos edhe për paga”, tha ai.