Arrihet marrëveshja me Listën Serbe: Zëvendëskryeministrin, 2 ministri dhe Drejtorin për Komunitete do t’i ketë partia e Rakiq

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur koalicion me Listën Serbe, për bashkëqeverisje.

Partia e drejtuar nga Goran Rakiq me qeverinë e re do të ketë shumë më shumë pushtet. Pos dy ministrive, kjo parti do t’i ketë edhe dy pozita të larta qeveritare.

Reklama e sponzorizuar

Sipas burimeve të Gazetës Blic Lista Serbe dhe LDK janë pajtuar që kjo parti ta ketë një zëvendëskryeministër, 2 ministri si dhe drejtorin e Zyrës për Komunitete në kuadër të Kryeministrisë.

“Ky është dakordimi ndërmjet partive, pritet vetëm të formalizohet kjo marrëveshje”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Siç merr vesh Gazeta Blic, kjo marrëveshje është arritur shpejt, për faktin se janë pikërisht votat e Listës Serbe, që mundësojnë arritjen e shumicës parlamentare, për formimin e qeverisë së re, të cilën pritet ta drejtoj Avdullah Hoti.

Zyrtarisht askush nuk ka dashur të flas për këtë marrëveshje.