Banka Botërore të enjten miratoi pakon e parë të operacioneve të ndihmës emergjente për vendet në zhvillim në mes të pandemisë së koronavirusit të ri(COVID-19).
Grupi i parë i projekteve, me vlerë 1.9 miliardë dollarë, do të ndihmojë 25 vende, sipas Bankës.
Më shumë se gjysma e financave të urgjencës u nda në Indi me 1 milion dollarë për të mbështetur kontrollimin më të mirë, gjurmimin e kontakteve dhe diagnostikimin laboratorik, prokurimin e pajisjeve mbrojtëse personale dhe krijimin e reparteve të reja të izolimit.
Huadhënësi institucional është i përgatitur që gjatë 15 muajve të ardhshëm të shpërndajë deri në 160 miliardë dollarë për të mbështetur masat kundër COVID-19, që do t’i ndihmojë vendet që t’u përgjigjen pasojave të menjëhershme shëndetësore të pandemisë dhe rimëkëmbjes së ekonomisë.
Programi ekonomik synon të shkurtojë kohën e rimëkëmbjes, të krijojë kushte për rritje, të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe të ndihmojë mbrojtjen e të varfërve dhe kategorisë së cenueshme, theksoi Banka.
Presidenti i Bankës Botërore David Malpass theksoi se vendet më të varfra dhe më të rrezikuara do të goditen më rëndë, kështu që banka u përqendrua në nivelin e vendeve dhe qasjes rajonale për të adresuar krizën në vazhdim.
“Grupi i Bankës Botërore po ndërmerr një veprim të gjerë dhe të shpejtë për të zvogëluar përhapjen e COVID-19 dhe tashmë kemi operacione të përgjigjes shëndetësore që vijojnë në mbi 65 vende”, tha Malpass.
Axel van Trotsenburg, drejtori menaxhues i operacioneve të bankës, tha se paketa do të shpëtojë jetë dhe do të ndihmojë në zbulimin, parandalimin dhe përgjigjen ndaj virusit.
“Operacionet e vendeve tona do të koordinohen në nivel global për të siguruar se praktika më e mirë është shpërndarja e shpejt, duke përfshirë qasjet e forcimit të sistemeve kombëtare të shëndetit dhe të përgatitemi për valët e mundshme vijuese të këtij virusi shkatërrues”, tha Trotsenburg.
Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në gjithë botën.
Të dhënat e përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me bazë në SHBA tregojnë se numri i të prekurve në të gjithë botën ka tejkaluar 1 milion raste, me më shumë se 53.100 të vdekur, kurse mbi 211.700 janë shëruar.