Bie numri i të infektuarve me Covid-19 në Francë, numri i viktimave i lartë

Eiffel Tower or Tour Eiffel aerial view, is a wrought iron lattice tower on the Champ de Mars in Paris, France

Franca ka regjistruar 761 vdekje brenda 24 orëve duke e çuar në 18 mijë e 681 numrin total të të vdekurve nga koronavirusi, duke u bërë shteti i katërt më i goditur në botë.

Ani pse ka numër të lartë vdekjesh, Franca për të tretën ditë me radhë ka regjistruar shifra të ulëta të infektimeve, transmeton KOHA.

Reklama e sponzorizuar

Zyrtarët francezë kanë deklaruar se këto shifra të infektimeve janë si rezultat i suksesit të izolimit total të Francës.

Në kujdesin intensiv, për të nëntën ditë me radhë janë vetëm 6 mijë persona.