Dëmet që po ia shkakton pandemia Covid-19 ekonomisë kosovare ende nuk kanë një epilog.
Kjo krizë është duke i prekur pothujase të gjithë sektorët ekonomik, përshirë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMiVM), të cilat janë duke u’ përballur me humbje të mëdha.
Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa emergjent në mbështetjen financiare të bizneseve dhe qytetarëve përmes pakos emergjente fiskale.
Por, përderisa po ofrohet mbështetje e përkohshme, një post-plan për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë nga Qeveria e Kosovës ende nuk është gati.
Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ditë më parë deklaroi se për hartimin e kësaj pako është herët të flitet, pasi veç jemi në fazën fillestare ku ende nuk mund të kalkulohen dëmet e shkaktuara.
Për rimëkëmbjen ekonomike, post-pakon, përmbajten e saj, burimet e financimit e shumë faktorë të cilët do ndihmonin në ringjalljen e ekonomisë kosovare, për Syri.net Kosova, kanë folur ekspert të financave.
Florin Aliu, ekspert i financave, për Syri.net Kosova tha se kjo krizë ka shkaktuar një ngrirje pothuajse të plotë të jetës ekonomike dhe shoqërore në vend dhe botë, ku shumë sektorë dhe industri kanë ndaluar aktivitetin e tyre ekonomikë dhe kjo patjetër mundë të shkaktoj rritje të papunësisë dhe ulje të ardhurave për qeverinë.
Sipas tij, propozimi i pakos post-krizë duhet të ketë një qasje dinamike ndaj problemit dhe jo të ketë karakter statik, për arsye sepse nuk e dihet se si do të reagojë konsumi dhe bizneset vendore pas krizës.
“Ekziston mundësia që për shkak të traumës që kjo krizë ka shkaktuarë në shoqëri, njerzit edhe pas krizës të vazhdojnë të konsumojmë prapë vetëm produktet bazike, dhe bizneset të ri-planifikojnë investimet e tyre për një periudh tjetër. Prandaj një pako post-krizë, duhet të involvoj njerz të shkencës, ekspert të fushës në mënyrë që të arrijmë të kuptojmë problemin në një perspektivë më të gjerë. Problemi asnjëherë nuk duhet të shkoj tek sistemi bankar, sepse probleme të tilla do të ishin të pazgjidhshme. Nëse do të kemi rritje të papunësisë, do të varen nga shumë komponentë të panjohurë, siç mund të jenë: sjelljet e konsumatorëve pas krizës, mënyrat e ri-organizmit të bizneseve, niveli dhe format e intervenimit të pakos së qeverisë, niveli I kreditimit të bankave etj.
Për burimet e financimit të kësaj pako, Aliu tha se në këtë kohë mund të jenë fondet e Trustit Pensional të Kosovës, teprica e likuiditetit në sektorin bankar dhe financimi ndërkombëtarë.
“Trusti ka bërë disa veprime jashtzakonisht të duhura para krizës, që ka reduktuar investimet në aksione në nivelin e vetëm 6%. Një pjesë e madhe fondeve janë në tregun e parave, që ja mundëson trustit këto fonde të I riorientojë në obligacione të qeverisë së Kosovës. Niveli I kreditimit të bankave do të jetë një nga problemet e zgjidhjes së kësaj krize. Nëse bankat do të jenë me të njejtin kapacitet të kreditimit në ekonomi sikur në vitet e kaluara, do të varet gjerësisht nga sjelljet e konsumatorëve dhe të bizneseve. Prandaj nëse bankat do të kenë tepricë likuiditeti, atëher këto fonde mundë të orientohen në obligacione të qeverisë së Kosovës” .
Tutje, ai shton se Kosova si mundësi të mirë të financimit e ka rritjen e borxhit publikë, që është një përparësi në këto momente që mundëson rritjen e financimit të qeverisë pa e rreziku stabilitetin e financave publike.
“Borxhi publik I kosovës ishte në nivelin e 17% të GDP-së në vitet e kaluara. Kosova është larg problemeve me borxhin publik në krahasim më vendet e rajonit po edhe të Evropës. Mirëpo pesha e borxhit mundë të rritet nëse niveli I të ardhurave do të bie, mirëpo kjo mbetet me u pa në muajët në vazhdim. Kosova ka hapësirë për rritjen e borxhit publik, që është një përparësi në këto momente që mundëson rritjen e financimit të qeverisë pa e rreziku stabilitetin e financave publike”.
Profesori i ekonomisë, Musa Limani, për Syri.net Kosova theksoi se s’ka dyshim se Covid-19. do të krijojë një krizë të thellë ekonomike dhe financiare në përmasa botërore, që do t’i përfshijë të gjitha vendet e botës, përfshirë edhe Kosovën.
Sipas tij, me këtë rast më shumë do të pësojnë vendet jo mjaft të zhvilluara, të cilat do të ballafaqohen me probleme të shumta ekonomike dhe sociale.
“Çdo vend, andaj edhe Kosova aktualisht po merr masa në fushën emergjente dhe financiare për të zbutur problemin social dhe evitimin e krizës së thelle ekonomike”
Limani shtoi se është e pa diskutueshme se, Qeveria e Kosovës që tani duhet të pergaditë pako për ruajtjen dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.
“Ekonomia e Kosovës edhe para koronavirusit ishte në fazën e recesionit, që karakterizohej me normë të lartë të papunësisë, me mungesë të prodhimeve vendore, me deficit të bilancit tregtar etj. Tani, epidemia në fjale edhe më tepër do ta dëmtonte dhe thellonte krizën dhe fazën e recesionit, që nënkupton se Qeveria duhet të hartojë plan operativ për evitimin e krizës dhe hartimin e një pako për rimëkëmbjen e ekonomisë. Të gjitha vendet e botes tani janë duke ndarë miliarda vlerash monetare, për te evituar pasojat dhe për shpëtimin nga kriza e thellë financiare dhe ekonomike të vendeve të tyre. Një gjë të tille duhet bërë edhe Qeveria e Kosovës”.
Se çfarë masash do të marrë Qeveria në këtë drejtim, Limani tha se është kompetencë dhe detyrë e saj, andaj, kjo çështje në baza individuale nuk do të mund të parashikohej.
Por, sipas tij, për të ndikuar pozitivisht janë instrumentet e politikes fiskale dhe të politikës kreditore, me të cilat shteti bënë lehtësira bizneseve vendore.
“Në kontekst të kësaj mund të them se ekzistojnë masa dhe instrumente me të cilat Qeveria mund të ndërhyjë në proceset ekonomike dhe në tregun e kapitalit. Une me këtë rast themë se masat më të rëndësishme për të penguar thellimin e krizës dhe eventualisht për të ndikuar në rimëkembjen e zhvillimit ekonomik, do të jenë masa dhe instrumentet e politikës fiskale dhe të politikës kreditore, me të cilat shteti bënë lehtësira bizneseve vendore”
Tutje, ai shtoi se shteti mundet edhe nëpermjet kredive, hyrjes borxh, që mund të jetë i jashtëm dhe i brendshem, financiarisht të ndikoj në rimëkembjen e zhvillimit ekonomik.
“Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, në kushtet e mosshfrytëzimit të plotë të resurseve (faktorëve) të prodhimit, politika fiskale ekspansive me politikën përkatëse monetare mund të nxisë (inkurajojë) investimet e vendit, sepse mund të përfshijë një vlerë të konsiderueshme të BPV-së, e rrit bazën materiale dhe ndikon pozitivisht në zhvillimin ekonomik. Pos kësaj, shteti nëpermjet kredive, hyrjes borxh, që mund të jetë i jashtëm dhe i brendshëm, financiarisht ndikon në rimëkëmbjen e zhvillimit ekonomik. Borxhi i jashtëm është më i rëndë, sepse merret nga institucionet financiare ndërkombëtare (Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar etj.), të cilat duhet kthyer, dhe ato nuk falin borxhin. Moskthimi me kohë i borxhit të jashtëm ndëshkohet me sanksione të rënda të së drejtës ndërkombëtare. Andaj, borxhi i jashtëm paraqet një barrë shumë të rëndë për ekonominë dhe buxhetin e Kosovës. Siç dihet, aktualisht Kosova me borxhin e jashtëm përfshinë diku 17,0% të BPV-së, dhe është më i ulëti në rajon, që në vendet fqinje kjo përqindje është 30,0%, 40,0% e më tepër. Andaj, vlera e vogël e borxhit publik, Kosovës i jep mundësi që të hyjë në borxhe të reja dhe të rrisë vlerën e tyre. Me fjalë të tjera kjo do të thotë se Kosova ka mundësi të hyjë në borxh, duke mos rrezikuar stabilitetin makrofinanciar, por kjo nuk do të thotë se me çdo kusht duhet të hyhet në borxh në vlera të mëdha, sepse sido që të jetë ai ngarkon buxhetin e Kosovës”
Tutje, Limani ka theksuar se borxhi publik nëse përdoret për zhvillimin ekonomik, është i arsyeshëm dhe paraqet masë të politikës së zbatuar ekonomike, por më i preferueshëm është borxhi i brendshëm.
“Thënë në mënyrën më të thjeshtë, borxhi i brendshëm paraqet pjesë të borxhit publik, që shteti i detyrohet subjekteve ekonomike dhe qytetarëve të vetë. Duke u mbështetur në mentalitetin dhe solidaritetin e popullatës sonë, borxhi i brendshëm nuk do të paraqes ndonjë barrë të veçantë për shtetin, sepse me këtë rast “i jemi borxh vetvetes”. Borxhi i brendshëm, bëhet nëpërmjet emitimit të letrave me vlerë dhe shitja e tyre qytetarëve dhe subjekteve ekonomike”
Limani, po ashtu vuri në pah se ekziston mundësia edhe e shpalljes së huas popullore.
“Kosova para lufte, ka pasur disa hua popullore, si për shkolla, infrastrukturë etj. ku qytetarët dhe subjektet ekonomike iu kanë përgjigjur me të madhe. Çka është për të potencuar se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve i kanë falë nga një rrogë e më tepër, që mund të ndodhë edhe tani, duke e ditur se këtë gjest solidar po e bëjnë për ardhmërinë e fëmijëve të tyre, përkatësisht të gjeneratave të ardhshme”
Ndërsa, sa i përket mjeteve të Trustit, Limani tha se ato nuk mund të përdoren për këtë qëllim, sepse kanë karakter destinues, si edhe mjetet e Fondit të privatizimit.
“Të dyja janë të rregulluara me ligjet në fuqi. Me këtë rast, Qeveria mund të marrë vendim dhe t’i kthej mjetet e këtyre dy fondeve në sistemin bankar, me ç’rast do të rritet potenciali i tregut të kapitalit dhe në këtë mënyrë do të krijoheshin kushte për akordimin e kredive subjekteve ekonomike dhe qytetarëve me kushte më të volitshme dhe në këtë mënyrë, ato do të shërbenin për rimëkëmbje të ekonomisë së vendit tonë. “
Eksperti financiar Flamur Keqa, për Syri.net Kosova, tha se nëse pandemia do të zgjas më gjatë në aspektin kohor atëherë Qeveria e Kosovës duhet të draftoj një plan detaj të rimëkëmbjes ekonomike, por, si parakusht duhet që të përgatiten raporte analitike kualitative dhe te kuantifikuara për secilin sektor ekonomik.
“Për momentin Qeveria e Kosovës ka adoptuar një pako emergjente që ndërlidhet me konsekuencat negative të dala nga pandemia COVID dhe mendoj që ka vepruar shpejtë në këtë drejtim. Pakoja emergjente nënkupton masa lehtësuese për bizneset dhe punonjësit kosovar në mënyrë që në një afat të shkurtë kohor të minizojnë dëmet e shkaktuara. Nëse pandemia do të zgjas më gjatë në aspektin kohor atëherë qeveria e Kosovës duhet të draftoj një plan detaj të rimëkëmbjes ekonomike por si parakusht duhet që të përgatiten raporte analitike kualitative dhe të kuantifikuara për secilin sektor ekonomik. Kjo do të ndihmoj qeverinë edhe për të vlerësuar mjetet dhe burimet financiare optimale për të realizuar planin.”
Sipas tij, pakoja duhet në menyrë sistematike të vlerësoj dëmet dhe kompenzimin që duhet ofruar bizneseve dhe punonjësve të Kosovës që janë prekur direkt apo indirekt nga pandemia duke pasur kujdes të filtrimit dhe hudhjes poshtë të kërkesave financiare pa bazë ligjore.
Keqa, në lidhje me sigurimin e mjeteve financiare për kompenzimin e dëmeve për Syri.net Kosova theksoi se ekzistojnë mundësi të ndryshme të sigurimit të mjeteve duke filluar nga donacionet eventuale të organizmave të ndryshme ndërkombëtare apo nëpërmes hyrjes borxh jashtë vendit apo në vend.
“Nëse pandemia zgjat më tepër atëherë padyshim që mjetet buxhetore do të jenë të pamjaftueshme prandaj duhet orientuar kah kreditë më të buta ndërkombëtare dhe të programuara ashtu që nuk do të paraqiste ngarkesë të madhe kthimi i tyre. Ndërsa mundësi tjetër është edhe emetimi i letrave me vlerë afatgjata të cilat do të blihen nga mjetet e Trustit pensional por gjithnjë duke respektuar rregullativën ligjore dhe duke mos cënuar interesin e kontribuesve pensional”
Tutje, Keqa shtoi se në këtë moment nuk është koha të merremi me kalkulimin e mjeteve financiare, sepse, kushtimisht jemi në fazën ende fillestare të pandemisë dhe efektet negative nuk mund të vlerësohen.
“Në momentin kohor ku gjendemi është e pafalenderueshme të merremi me kalkulimin e mjeteve financiare sepse kushtimisht jemi në fazën ende fillestare të pandemisë dhe efektet negative nuk mund të vlerësohen. Kështu që edhe hyrja në borxh dhe lartësia e borxhit publik eventual nuk mund të dihet, mirëpo për shkak të borxhit jo të lartë publik qeveria ka hapësirë edhe operacionale edhe ligjore që të ngarkohet me borxh shtesë publik.
Ndryshe, Kosova në Trustin Pensional gjatë vitit 2019, në fondin total iu afrua 2 miliardë eurove apo 1.966 miliardë, që është një rritje vjetore prej 300 milionë euro, ndërsa në Fondin e Privatizimit nga procesi i privatizimit, përfshirë këtu shitjet, qiratë dhe të hyrat e tjera janë rreth 800 milionë euro.
Gjithashtu, Kosova në raport me rajonin llogarit borxhin publik më të ulët. Sipas të dhënave të fundvitit 2019, borxhi publik në Kosovë ka arritur në 1 miliard e 300 milionë euro.