Një grup minatorësh të “Trepçës” hyjnë në grevë

isa minatorë të minierës së “Trepçës” i janë futur grevës nga e enjtja, kjo pasi që ata nuk kanë marrë pagat e muajit janar.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Gani Osmani, ka treguar për KosovaPress se në grevë kanë hyrë minatorët e ndërrimit të dytë të horizontit të X. Osmani tha se minatorët janë takuar nga drejtori i Ndërmarrjes së “Trepçës” por edhe përkundër kësaj 10 nga minatorët kanë refuzuar që të ndërpresin grevën.