Dy persona në veri vdesin si pasojë e Covid-19

Dy persona në veri të vendit kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur epidemiologu nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Anonijeviq, përcjell Kossev të martën.

Me këtë, numri i të vdekurve në komunat veriore të Kosovës është rritur në pesë, ndërkohë në nivel të vendit në 18.

Reklama e sponzorizuar

Të vdekurit janë një burrë nga Zveçani dhe një grua nga Leposaviqi dhe ata po trajtoheshin në spitalet e Serbisë.

Sipas informatës së fundit të IKSHPK-së, të lëshuar të hënën mbrëma, në veri të vendit ishin raportuar tri vdekje.

Po ashtu, sipas Kossevit, në 24 orët e fundit janë shtuar edhe dy persona me COVID-19.

Në nivel vendi, me këto dy raste pozitive, gjithsej janë 600.