Prej këtyre dy rasteve të reja të infektimit, njëri është një burrë nga Zubin Potoku dhe tjetra një grua nga komuna e Leposaviqit.
Të gjitha mostrat janë nga veriu i Kosovës, kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve është 38, prej të cilëve 37 janë nga Veriu. Pacienti i parë i infektuar nga veriu i Kosovës sot është liruar nga reparti i Plumologjisë në QSK të Nishit. Pritet që edhe shtëpitë e shëndetit në veri të Kosovës së shpejti të punojnë në testimin e mostrave.
Këto të dhëna i ka dhënë epidemiologu dr. Aleksandar Antonijeviq në një konferencë për medie të Shtabit të Krizës.